Disa radio të rëndësishme në Quebec hoqën nga transmetimi këngët e Michael Jackson pas publikimit në SHBA të një dokumentari që akuzonte këngëtarin e famshëm për akte pedofilie, njoftoi sot për median zëdhënësja e një grupi mediatik kanadez.

”Ne jemi të vëmendshëm ndaj komenteve të audiencës sonë, dhe dokumentari i publikuar të dielën në mbrëmje ngjalli reagime’’, deklaroi Christine Dicaire, zëdhënësja e Cogeco.

”Ne preferojmë të mos jemi indiferent ndaj situatës, prandaj vendosëm të hiqnin për momentin këngët nga valët e stacioneve tona.

Ju pëlqen!

Grupi, i cili kontrollon 22 stacione radioje në Quebec dhe një në Ontario, mori këtë vendim pas publikimit të dielën të dokumentarit “Leaving Neverland’’ në televizionin amerikan HBO. Në këtë film që zgjaste rreth 4 orë, dy burra dëshmojnë për abuzimet seksuale që ata kishin pësuar nga ana e këngëtarit për disa vite ndërsa ishin ende minorenë.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.