Michelle Obama, gruaja e Barack Obamës – ish presidentit amerikan, e ka shpërndarë në Twitter një listë me këngët të cilat ajo i dëgjon dhe të cilat e inspirojnë në ushtrimet e saj.
#WorkOutPlaylist është lista e këngëve që Michelle i dëgjon kur dëshiron të jetë në top formë për ushtrimet e saj trupore dhe për fitnesin që ajo e vijon.
E mes këtyre këngëve, krahas Beyonce, Lizzo, Alicia Keys, është edhe Dua Lipa.
Ju pëlqen!
Kënga “One Kiss” e Dua Lipës dhe Calvin Harris duket se e inspiron edhe më shumë Michelle, 56 vjeçare. Fansat në Twitter janë të ndarë në mes të shijes së Michelle, e cila po merret edhe me shkrime dhe ka pak që ka botuar librin ‘Becoming’.
MekuliPress është në prag të mbylljes.
MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!