“Kënga e burrit të pabesë” është një poezi me protagonistë një çift, burrin dhe gruan. Burri është totalisht i pavëmendshëm dhe i distancuar nga gruaja e tij. Ndërkohë bashkëshortja është e vetëdijshme ndaj ftohjes së marrëdhënies së tyre, ama e do shumë burrin e saj dhe në ato pak momente kur ai i buzëqesh apo i kushton vëmendje, ajo ndjen lumturi të tejskajshme.

Në çdo varg të kësaj poezie ndihet dhimbja nëkuptimin e plotë të saj. Ajo mallkon fatin për situatën në të cilën ndodhet, por edhe lumturohet pamasë kur ai i kushton sadopak vëmendje. Për fat të keq, ky është realiteti i shumë çifteve dhe marrëdhënieve të dështuara që ende mbahen bashkë pa ndjenja, ama që në thelb njëri nga dy personat në çift vuan skajshmërisht shumë.

 

Ju pëlqen!

“Kënga e burrit të pabesë”

Burri im është i barabartë me Zotin.
Burri im është i barabartë me perënditë.
Nëse më prek
unë ndjehem grua
dhe ndiej ujin që rrjedh
në liqet e jetës.
Burri im është një kalë race që vrapon
ndërsa unë kalorëse e pavlerë
përdhe s’luaj vendit
burri im është një kitarë e lumtur
dhe unë jam kënga e tij
por ai s’më këndon asnjëherë
përse?
Pres që kitara të bëhet copë e çikë
për të jetuar…
Burri im është një burrë katil
burri im është lutja ime
është i njëjtë me Rilken dhe Garsian
është i njëjtë me Savonarolën
por burri im prek të tjera baqthe e të tjera flokë
është bujar me vashat e praruara
dhe mua më lë të mjerë
prej pleqërisë dhe jetës të vdes për të.
Burri im nëse zhvishet
e ka kraharorin leshtak si shqiponjat
por një sqep që të lëndon thellë
dhe ndëshkon pendesat e dashurisë
atëherë unë i tregoj mishrat e mi të plagosur
dhe fatin mallkoj,
por nëse burri im buzëqesh
unë sërish lulëzoj dhe bëhem një hënë e bardhë
që në det pasqyrohet.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.