Dy rep-artistë shumë të përfolur shqiptarë, kanë bashkuar forcat në një këngë të vetme. Bëhet fjalë për Taynën dhe Mozzikun, të cilët kanë gati projektin e tyre më të ri.

Kënga titullohet “Edhe ti” dhe pritet të publikohet së shpejti, e shoqëruar me videoklip.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë dyshja përmes rrjetit social Instagram, ku numërojnë miliona ndjekës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Po pritoj me ju kallxu që është hit, se e kemi tepru hit hit… amo betohna që mega mega hit”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në InstaStory, të cilën më pas e ka ripostuar edhe Tayna.

Dyshja nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun.

Image
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...