VRASJET “POLITIKE” – TË POLIZUARA NGA PISAT PARTIASH!

Ibrahim Kelmendi

Baca Çun (Lajçi), pasi reagove ekstra kundër Nasim Haradinajt, po rishfaq mendim për vrasjet “politike”, me shpresë se do ia dal ta përmbledh SHKURT e SHQIP:

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Mund që nuk ke lexuar shkrimet që kam pas publikuar në gazetën “Epoka e re”, kur qe vra Smajl Hajdaraj? Edhe pse e kam harruar përmbajtjen konkrete të tyre, për t’i reprudukuar, po i parafrazoj.

Smajl Hajdaraj, Komandan i UÇK-së, u vra me 17 janar 2002, tamam në 20-vjetorin e vrasjeve të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës. U vra vetëm pak ditë pas një reagimi të ashpër që shfaqi ai kundër Ibrahim Rugovës, në mbledhjen e grupit parlamentar LDK-ist. Atë mbledhje IR e kishte thirrur që të informonte parlamentarët e “tij”, se me votat e “povratakut” çetnik të bëhej president i UNMIKistanit, meqë nuk kishte vota të mjaftueshme të deputetëve shqiptarë.

Pra, donte t’i informonte dhe jo t’i pyeste. Me atë rast i plasi durimi Komandantit Smajl Hajdaraj: “Nëse bëhesh presednik me vota të povratakut, do të shpall tradhtar!” (Parafrazim.) IR e shpërndan atë tubim, në vend që të debatonte për t’i bindur parlamentarin Smajl dhe parlamentarët tjerë. Atë ndodhi e pata marrë vesh menjëherë, përmes Vëllai të Nekibe Kelmendit, i cili, i alarmuar, më takoj dhe ma rrëfeu përplasjen, siç ia kishte rrëfyer e Motra, gjithashtu e alarmuar.

Çuditërisht, Komandanti Smajl Hajadaraj u varros në varrezat e Fashatit tim të lindjes, Llabjan të Pejës, pa qenë banor i Fshatit tonë. U varros për hir të Babait të tij, i cili ishte varrosur në Varrezat tona, pa qenë as Ai banor i Fshatit tonë…
Isha fotograf në atë varrim, edhe me lejen e Djalit të Smajlit. Pjella UDB-ske, titiste, e patën problematizuar atë fotografim timin, siç dinë specialistët e luftës speciale diversioniste…
Unë pata shfaq dyshimin se Smajlin duhet ta ketë vra shërbimi i Serbisë (ndoshta duke angazhuar doras mercenarë shqiptarë). Këtë dyshim e bazoja në njohuritë që kisha për shërbime serbe – të cilat janë në gjendje të vrasin edhe fëmijë serbë (si në “panda” e në Grozhdec të Pejës), për interesa madhore të Serbisë. Që do të thotë, e kanë vra Smajlin, të hakmerren për kundërshtimin që ia ka bërë kuislingut IR dhe që të disiplinonte të tjerët – të mos guxonin të rrebeloheshin kundër NJËSHIT komandues, por edhe për të fut huti e përçarje ndër shqiptarë, qysh po ndodh nga ajo kohë.

Edhe për atë dyshim që pata shfaq atëherë lukunia UDBske orkestroi reagim kundër meje. Fatkeqësisht që shpërdor edhe Vëllai i Smajlit…

Në bazë të njohurive dhe intuitës, edhe vrasjet e Enver Malokut dhe Xhemajl Mustafës, i kam dyshuar si vrasje të ngjashme – nga shërbimi serb ((ndoshta duke angazhuar doras mercenarë shqiptarë), sepse edhe ata janë vra kur kishin zënë të rrebeloheshin kundër kuislingut IR.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!