Everton duket një skuadër tjetër nën urdhrat e Carlo Ancelotti, përkundër humbjes së pësuar nga kampionët në fuqi të Premierligës.

Një nga lojtarët që ka parë zhvillime të reja qysh tani tek skuadra është italiani Moise Kean, i cili thotë se po mëson shumë nga Ancelotti.

“Ai është trajner shumë i mirë. Unë mund të mësoj shumë me të. Kemi luajtur futboll të mirë dhe jemi kënaqur me topin” ka thënë Kean.

Ju pëlqen!

“Ancelotti kërkon që unë të shijoj atë që bëj dhe të punojë fort dhe të jem profesionist. Për të, kjo është gjëja me e rëndësishme. Ne flasim për skuadrën dhe ku unë mund të luaj” ka shtuar italiani.

Kean po shihte karrierën e tij tek Everton në rënie, nën urdhrat e Silva, por duket se me Carlo Ancelotti, lojtari po ringjallet.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.