Komisoni Europian ka propozuar së fundmi heqjen e kufizimeve për lëvizjen e qytetarëve dhe hyrjen e qytetarëve nga vende me situatë të mirë epidemiologjike.

“KE-ja propozon lejimin e hyrjes në BE për arsye jo esenciale jo vetëm për të gjithë personat që vijnë nga vende me një situatë të mirë epidemiologjike por gjithashtu për të gjithë njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të vaksinës së rekomanduar nga BE, ” thuhet në deklaratën e KE-së.

Po kështu komisioni ka theksuar gatishmërinë për të zgjeruar listën e vendeve që përfitojnë nga heqja e kufizimeve së lëvizjes. Propozimi në fjalë pritet të diskutohet nga vendet anëtare duke nisur nga dita e martë dhe do të duhet që të arrihet një marrëveshje në mënyrë që ai të hyjë në fuqi.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.