Katër artiste shqiptare, pjesë e kolektivit artistik “HAVEIT” nga Prishtina, kanë hequr fotografitë e tyre nga obelisku i “NewBorn”-it katër ditë pas përurimit të pamjes së re të këtij monumenti me fotografitë e 99 grave, të ashtuquajtura “kosovare”.

Transformimi i “NewBorn” u bë si dedikim për përpjekjet dhe këmbënguljen e 99 grave shqiptare të Kosovës, duke u treguar historitë e tyre të suksesit përmes portreteve, kuotave dhe pasqyrimit të gjendjes reale.

Por, Hana Qena, Vesa Qena, Alketa Sylaj dhe Lola Sylaj nga kolekitivi artistik “HAVEIT” kanë hequr fotografitë e tyre nga obelisku i “NewBorn” të martën.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, kolektivi “HAVEIT” ka njoftuar se nuk janë pyetur nga organizatorët që i kanë vendosur fotografitë e anëtareve të grupit në monumentin identifikues të Prishtinës, “NewBorn”. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Tweet

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]