Të punosh më pak është më mirë. Një mënyrë e re për të parë punën: debati për katër ditë pune në javë nuk është i ri, por eksperiencat konkrete vazhdojnë. Portugalia është shembulli më i fundit: qeveria e majtë e Antonio Kosta i ka propozuar sipërmarrësve të sektorit privat një test 6 mujor për katër ditë pune në javë, pa reduktuar pagat me mbështetjen teknike të shtetit dhe pa shpërblim financiar.

Nëse do të flitet për avantazhet e një ekuilibri më të mirë mes punës dhe jetës personale, duhet të shohim suksesin e një testi të tillë në Islandë, ku 1% e popullsisë kaloi nga 40 në 35 orë në javë, katër ditë në javë.

Rastet e mungesave apo dorëzimit të raporteve për sëmundje kanë rënë ndjeshëm dhe prodhimi në disa raste është rritur. Sipas Eurostat vetëm pesë vende të Bashkimit europian nuk e kalojnë kufirin e mesatares prej 40 orësh punë në javë: Lituania, Finlanda, Danimarka, Vendet e Ulëta dhe Franca.

Ju pëlqen!

Por është Mbretëria e Bashkuar që po aplikon eksperimentin më të madh në botë për këtë temë të bazuar në modelin 100: 80: 100. Thënë ndryshe: 100% pagë e plotë, 80% kohë pune dhe 100% produktivitet.

Eksperimenti nisi në qershor dh etë do të përfundojë në janar, në një kohë që përfshin 3.300 punëtorë.

Iniciativa është realizuar në bashkëpunim me platfomën 4 ditë punë në javë Global, që ka kryer dhe studime për këtë temë. Përfundimet e nxjerra nuk përqendrohen vetëm në mirëqënien e të punësuarit por dhe në atë të sipërmarrjeve: 46% e kompanive pohon se ka ruajtur të palëvizshëm nivelet e prodhimit, ndërsa 49% prej tyre garantojnë se këto nivele janë përmirësuar.

Në Belgjikë punohet vetëm 40 orë në javë, por njerëzit janë të lirë të zgjedhin nëse do t’i ndajnë në 4 apo 5 ditë pune.

Spanja ka nisut aktualisht një projekt pilot pasi Telefonika, gjigandi i telekomunikacionit, dështoi në objektivin e tij, meqënëse nënpunësit refuzuan propozimin për reduktimin e orëve të punës paralelisht me pagën

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!