Gëzim Mekuli

“Karrika” nuk është ikona e as turpi i një partie. “Karrika”, kjo sëmundje e pashërueshme e jona, nuk është simbol i vetëm një personi, fatkeqësisht.
“Karrika”, ky defekt i yni social, është pjesë shqetësuese e soc-kulturës sonë. Për sëmundjen e pashërueshme, të quajtur “Karrigë”, ka shkruar Barleti, Naim Frashëri e Sami Frashëri.
“Karrika”, kjo kolerë e pashërueshme, është fatkeqësia jonë kolektive. Për kolerën mesjetare, të quajtur “Karrigë”, sa tmerrueshëm bukur e ka përshkruar Faik Konica, Gjergj Fishta e Lasgush Poradeci. A e keni lexuar Esat Mekulin: “Do të vdesësh, kujto – Prijëtarëve!”.

“Karrika” është sëmundja e jonë e përgjithshme. Pse nuk e pranojmë këtë fatkeqësi tonën. “Karrika” si mjet komunikimi i shqiptarëve është e kultivuar që në familjen tonë.
“Karrika”, kjo fuqi shprehëse e jona lindë, rritet e zhvillohet që në barkun e nënës së gjorë shqiptare, ajo ushqehet në qerdhe të fëmijëve tanë, në shkollat tona fillore, të mesme e nëpër sallat e universiteteve.

“Karrika”, ky kancer metastazues e mbytës, është kudo në hapsirën shqiptare: Kolera, më falni “karrika” është në mediat shqipe; atë e kemi në Televizion, në Radio, në internet e në Kino.

“Karrika” nuk është sëmundje veç e LDK-së. Jo, fakteqësisht jo. Sikur të ishte kjo sëmundje vetëm në trupin e LDK-së; o sa me fat, o çfarë ardhmërie do të kishte Noka im, Liburni, Egzona, Valbona, Albini e kombi. “Karrika” është prodhim i “mentalitetit të karrikave”, i shkollave politike të karrikave.
“Karrika” është e zeza jonë, varfëria jonë, ndoshta edhe vdekja jonë, e sigurisht “fati i atyre.”

“Karrika”, si simbol, si instrument, si filozofi e si traditë, është arma më e fuqishme “e atyre”, në duart e injorantëve shqiptarë, e mundësi e madhe e “atyre” për realizimin e planeve fashiste shekullore kundër kombit e kundër gjeopolitikave shqiptare.
Sepse “Karrika” është produkt i Vaso Cubrilloviqit. “Karrika” është fëmiu më i dashur i Ivo Andriqit; është arma më e sofistikuar e Aleksandar Karagjorgjeviq.
“Karrika”, të nderuar lexues, është mjeti efikas i Josip Broz Titos, është mundësia, gati e pamundshme, e Rankoviqit, Millosheviqit, Daciqit dhe Aleksandar Vuqicit.
Kjo “Karrikë” ngushtoj jo vetëm partinë por edhe Shqipërinë. Keni pyetur se përse kemi Esa Pashë Toptanë. Keni pyetur përse kemi Moisi Golemë, Rrahman Morinë, Sinan Hasanë, Edi Ramë, Sali Berishë, Hamza e Hashimë. Po 8200 hektarë tokë ku mbetën e ku u tretën, keni lodhur mendjen, të dashur lexues?! Është “karrika”, Është “karrika”…!

Ta pranoj se “Karrika”, është edhe dhimbja ime, mërgimi i dhunshëm i imi, armiku e ngadhënjyesi mbi identitetin tim. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.