Karikaturat e profetit/ “Çmendet” Kapexhiu, i drejtohet Nanos: Unë të vras, po më preke gjënë e shenjtë!

Në emisionin “Open” ka patur debate të ashpra, lidhur me karikaturat e profetit Muhamed në revistën franceze “Charlie Hebdo”.
Bujar Kapexhiu, deklaroi se ai nuk është dakord me vizatimet e profetit në revistën franceze, sepse ato fyejnë diçka të shenjtë për myslimanët edhe pse është vetë një karikaturist. Kapexhiu tha se se liria e shprehjes ka disa kufizime.
Madje, aq i ashpër ishte Kapexhiu, sa deklaroi se për gjërat e shenjta, ai është gati të vrasë Mustafa Nanon!
Ky i fundit, u shpreh se reagimet e myslimanëve janë radikale dhe se të krishterët nuk kanë reagime të ngjashme edhe kur Jezusi është portretizuar në mënyrë fyese dhe denigruese.
“Po më preke gjënë e shenjtë, unë Mustafa Nano, të vras!“, deklaroi Kapexhiu.

Menjëherë ka ndërhyrë moderatorja e emisionit, e cila i kujtoi Kapexhiut se mesazhe të tilla janë të rrezikshme dhe të papranueshme për një shoqëri demokratike.