Qershorin e kaluar, Italia e Roberto Mancini-t ka qenë shumë e fortë për Zvicrën, që më pas ka arritur çerekfinalet në Euro 2020. Pothuasje gjashtë muaj nga ndeshja e fazës me grupe në Europian, dy skuadrat do të përballen në kualifikueset për Katar 2022.

 

Xherdan Shaqiri, kapiteni i zviceranëve, ka folur në prag të sfidës së të premtes kundër axurrëve: “Kam një ndjesi ndryshe, pozitive, në krahasim me ndeshjen e Europianit. Shikojmë me optimizëm drejt së ardhmes dhe duam të rikuperojmë krenarinë në krahasim me ndeshjen e qershorit.

Ju pëlqen!

Objektivi do të jetë të mundim Italinë, është një shans i madh për të gjithë ne. Nuk do të mbyllemi në mbrojtje, por do të kërkojmë të vëmë në vështirësi kundërshtarin me një taktikë të menduar mirë”.

Lexo po ashtu:  100 mijë kërkesa për të ndjekur ndeshjen nga stadiumi i ri, ja sa arkëtoi FSHF
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!