N’Golo Kante u është rikthyer stërvitjeve me Chelsean, derisa pritet që reprezentuesi francez të luajë një rol kyç në ndeshjet e mbetura të klubit londinez në Premierligë, transmeton “Zeri.info”.

Kishte pasur dyshime të shumta për paraqitjen e mesfushorit në ndeshjet e mbetura në Premierligë për shkak se atij i ishte garantuar një leje për të mos stërvitur për shkak të frikës për shëndetin e tij nga koronavirusi.

Kante nuk mori pjesë në stërvitjet e para ku u lejua kontakti mes lojtarëve.

Ju pëlqen!

Sidoqoftë, tash francezi është rikthyer në stërvitjet në grup dhe pritet të jetë në dispozicionin e Frank Lampardit.

Lexo po ashtu:  “Chiellini të ‘çan dërrasat’ gjithnjë”: Dzeko zgjedh mbrojtësin më problematik në Serie A
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!