Xavi Hernandez ka qenë pjesë e shumë sukseseve të Barcelonës, që në kohën e tij ka qenë e frikshme për këdo kundërshtar që i dilte para. I konsideruar si truri i mesfushës, së bashku me Iniestën dhe Mesin përbënin hallkën kryesore në zinxhirin e lojës së katalanasve. Një rikthim i Xavit në Barcelonë po përflitet shumë kohët e fundit, por këtë herë në stolin e trajnerit.

Ish-mesfushori ka komentuar skuadrën ku ka kaluar karrierën e tij si futbollist, ndërsa në fjalën e tij ka thumbuar edhe rivalët e përjetshëm Realin e Madridit. Këta të fundit kanë ngritur lart plot 13 herë trofeun veshëgjatë të Champions League, por sipas Xavit u ka buzëqeshur fati kë këtë kompeticion. Ish-lojtari katalanas tregon se Barcelona e tij e ka fituar këtë trofe duke dominuar të gjithë dhe duke konkuruar edhe në La Liga, gjë që me galaktikët nuk ka qenë kështu.

“Barcelona e meriton Championsin, por duhet të jetë shumë e mirë për ta fituar atë. Ndryshe nga skuadrat e tjera. Historia na thotë se Barcelona e ka fituar këtë trofe kur ka dominuar lojën shumë herë më mirë se kundërshtari. Barça nuk ka luajtur me fatin historik që klubet e tjera e kanë pasur. A e kam për Realin? Po. Përse jo? Jo vetëm Reali i Madridit por edhe klubet e tjera e kanë pasur. Barcelona ishte me fat në “Stamford Bridge“ me golin e Iniestës. Ky është fat. Por unë e kam fjalën për rastet kur nuk bën një sezon të mirë në La Liga dhe renditesh në vend të 4,5,6 dhe fiton Champions League. Barç a nuk e ka bërë ndonjëherë këtë, ndërsa Reali i Madridit e ka pasur këtë lloj fati“, ka deklaruar Xavi.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!