Kancelari gjerman, Olaf Scholz bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë.

“Ne shohim sulme në qytete, shtëpi, shkolla në Ukrainë. Kemi mbetur pa fjalë. Ajo që na duhet tani është një armëpushim”, u shpreh kancelari. Kancelari në një konferencë për shtyp në Berlin shtoi se duhet patjetër të gjendet një zgjidhje diplomatike.

“Ne kemi nevojë për një zgjidhje diplomatike dhe joushtarake për konfliktin midis Kievit dhe Moskës. Shpresojmë që zgjidhja të gjenden në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha Scholz.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!