Kanadaja ka futur djemtë radikalë të krahut të djathtë “Proud Boys” në një listë të grupeve terroriste, duke thënë se paraqesin një kërcënim aktiv të sigurisë, pasi luajtën një rol kryesor në sulmin e muajit të kaluar ndaj Capitol-it, ku u vranë dhe pesë njerëz.

Megjithëse “Djemtë krenarë” kurrë nuk organizuan ndonjë sulm në Kanada, ministri i Sigurisë Publike Bill Blair tha se shërbimet e inteligjencës për sigurinë e brendshme janë të shqetësuar për këtë ë grup.

Trazirat në Capitol Hill

Ju pëlqen!

“Ka pasur një përshkallëzim serioz dhe shqetësues të dhunës, jo vetëm verbale por edhe me aktivitete planifikim, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi përgjigjur në këtë mënyrë,” u tha Bler gazetarëve, por nuk dha detaje të tjera.

Çdo person që i përket këtij grupi tani mund t’i ndalohet hyrja në Kanada.

Themeluesi i grupit Gavin McInnes është një kanadez që jeton në SHBA.

Autoritetet amerikane kanë paditur disa anëtarë të grupit në lidhje me sulmin e 6 janarit në Uashington.

Ndërkohë, Kandaja ka shtuar 12 grupe të tjera në listën terroriste – tre neo-nazistë, tetë organizata të lidhura me rrjetin al-Kaeda dhe ISIS-in, si dhe grupin hezbolla të Kashmirit “Mujhidin”.

Bler tha se agjencitë kanadeze të inteligjencës kishin punuar për muaj, dhe në disa raste me vite, për të mbledhur provat e nevojshme për të futuru grupe në një listë terroriste.

“Kanadaja nuk do të tolerojë dhunë të motivuar ideologjikisht, fetarisht ose politikisht,” tha Bler.

I formuar në vitin 2016, grupi “Proud Boys” filloi si një organizatë që proteston për hir të korrektësisë politike dhe është rritur në një grup që ka nxitur trazira në rrugë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.