Banorët e Kosovës te infektuar me COVID-19 e që po kanë nevojë për oksigjenoterapi, po marrin oksigjen të importuar nga Serbia.

Një kamion me oksigjen nga Serbia është xhiruar sot duke hyrë në Prishtinë.

Në një video të siguruar nga Reporteri shihet se si kamioni me targa të Novi Sadit kalon në Vushtrri për të vazhduar më pas për në Prishtinë.

Ju pëlqen!

Ndryshe, para disa ditësh nga Dogana e Kosovës u konfirmua se Kosova ka blerë oksigjen nga Serbia.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!