Këngëtarja shqiptare vizitoi familjet e prekura nga tërmetet, gjersa premtoi rindërtimin e dy shtëpive të dy familjeve nevojtare.

Ndërkohë, mes shumë intervistave që dha gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Bebe Rexha vazhdimisht e ceku krenarinë e të qenit një shqiptare.

Në intervistën e fundit të dhënë për “Pasditja ime” teksa shoqërohej për në Aeroportin e Rinasit, Rexha tregoi për përshtypjet që i la Shqipëria këto ditë.

Ju pëlqen!

Ajo ndër të tjerash tregoi se do i pëlqente të martohej me një djalë shqiptar, kur u ngacmua nga gazetari për pyetjen rreth jetës private.

30-vjeçarja nuk e mohoi se do t’i pëlqente të kishte një burrë shqiptar, por është e vështirë që ta gjejë atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – vend ky në të cilin ajo jeton.

Më tej, Bebe Rexha tha se i pëlqejnë shumë këngët e dasmave dhe se do të preferonte që dasma e saj të ishte tradicionale shqiptare, nga ato që zgjasin pesë ditë të shoqëruara me tupana e këngë me motive popullore.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!