Mbas moshës gjashtë-shtatë vjeç dhe duke arritur kulmin në moshën 9 vjeç, fëmija fillon të përjetojë atë që shpesh quhet “kalimi”, kalimi nga fëmijë drejt të bërit i rritur. Po në këtë moshë fëmijët fillojnë të interesohen seriozisht për të mirën dhe të keqen.

Ky “kalim” përjetohet nga fëmija me shumë ankth, pasiguri madje, shpesh, rrefuzon të shkëputet, pasi nuk di si të sillet. Në këtë fazë fantazia, imagjinata, morali, psiha e parritur e fëmijës dhe gjuha, po gërshetohen për të realizuar njerëzoren dhe të rriturin. Nëse fëmija ka pranë të rritur të përgjegjshëm, sidomos prind dhe mësues që mund ti thonë me qetësi dhe seriozitet: -është normale të ndjehesh në këtë mënyrë. Ky “kalim”nga fëmijë për tu bërë i rrituri, është i mbushur me pasigurira dhe shpesh nuk të pëlqen vetja. Kur del para “pasqyrës” mbase sheh veten si një gjë koti. Ti po rritesh brënda vetes.

Ato që deri tani ke mësuar “nga jashtë”, pra nga mami, babi dhe të rritur të tjerë, tani po i përdor për tu bërë vetja. Kurajo dhe më beso se edhe une kam kaluar nga ky “kalim” apo “urë”. Kjo fazë është e mbushur si me “copa të shkëputura” që ende nuk lidhen dot me njëra tjetrën dhe kjo është arësyeja e përjetimeve të çuditshme që ndjen e provon. Shpesh, nuk ke kurajo as ti shprehësh nga frika se mos të tallin apo nuk të besojnë, se mos nuk po sillesh mirë, apo je i keq. gjithashtumendon se vetëm ty të ndodhin këto gjëra, të tjerët ja dalin lehtësisht. Nuk është e vërtetë, të gjithë kalojnë në këtë “rrugë” dhe nuk je vetëm ti kështu, prandaj, mos i ndrydh frikrat që provon brënda vetes.

Ju pëlqen!

Fëmija në këtë fazë po ndërton njohjen e botës jo më për së jashtmi, pra sipas shpjegimit dhe fjalëve të të tjerëve, por po e përjeton së brëndëshmi, brënda vetes dhe me veten tij. Po ndërton kufijt e tij brënda dhe jasht vetes dhe po ndërton marëdhëniet me botën dhe tjetrin. Po njeh dhe kupton ligjet e natyrës dhe të njerëzores. Vështirësia e kësaj faze është se fëmija i kësaj moshe nuk merret seriozisht. Ai shpesh etiketohet apo i vihet në dyshim ajo që thotë. Sidomos kur fëmija demostron frikrat e tij dhe i rrituri me mëndjelehtësi i drejtohet: “budalla apo budallaqe ç’janë këto që thua ku ka gjë këtu”. Fëmija vetë ka shumë frikë, madje refuzon të përballet me veten në mënyrë eksteriore.

Edhe fëmija më kurajoz kur ndjen indiferencën apo padurimin e të rriturit, ai hesht ose largohet duke u sjellë keq, por pa treguar shkakun e vërtetë dhe kështu vendoset heshtja ndërmjet të rriturit dhe fëmijës duke ndërtuar muret e heshtjes që nuk lejojnë komunikimin dhe njohjen e vërtetë./Nga Lira Gjika/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!