A keni një qen apo mace, por nuk keni fëmijë? Atëherë… kini kujdes, sepse mund të jeni nën etiketimin e Papës.

Duke folur sot gjatë një seance të përgjithshme në Vatikan, Papa nuk e fshehu pakënaqësinë e tij me çiftet dhe ata njerëz që në vend që të kenë fëmijë, zgjedhin të adoptojnë kafshë si qen dhe mace. Madje ai i cilësoi si egoistë, indiferentë ndaj reagimeve që mund të shkaktonte.

“Ndonjëherë kafshët shtëpiake zënë vendin e fëmijëve”, tha ai në mënyrë karakteristike. “Sot… ne shohim një formë egoizmi. Ne shohim që disa nuk duan të kenë një fëmijë. Ndonjëherë ata e bëjnë një dhe ndalojnë atje, por ata kanë qen dhe mace që zënë vendin e fëmijëve. Kjo mund t’i bëjë disa njerëz të qeshin, por është një realitet”.

Ju pëlqen!

Kultura po plaket pa njerëzimin, sepse ne po humbasim pasurinë e atësisë dhe mëmësisë dhe vendi ynë po vuan”, shtoi ai.

Papa është fotografuar duke përkëdhelur kafshë të ndryshme, nga qentë tek panterat dhe tigrat, ndërsa ka lënë një qengj të ulet mbi supet e tij gjatë Epifanisë në vitin 2014. Por ndërsa paraardhësi i tij, Benedikti XVI, ishte një dashnor i maceve, Françesku nuk duket se ka një kafshë shtëpiake në Vatikan.

Në vitin 2014, Papa Françesku i tha gazetës Il Messaggero se të kesh kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve ishte “një fenomen tjetër i degradimit kulturor” dhe se marrëdhëniet emocionale me kafshët shtëpiake ishin “më të lehta” sesa marrëdhëniet “komplekse” midis prindërve dhe fëmijëve.

Të kesh një fëmijë është gjithmonë një rrezik, por rreziku është më i madh të mos kesh fëmijë, të mohosh atësinë”, tha ai.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.