Fyerje rrugaçësh në udhëheqësi
fshehin turpin me ngjyra të ndezura kravatash
pas dhëmbëve jeshil të zgërdhirë
përqeshin të arsimuarin, me lecka baltav.

Dhe kur ata flasin si diplomatë
fragmente të gjata politikash fëlliqur
me ikën truri dhe shpejt bëhem tap
tek Aristoteli, që i thotë njeriut- Kafshë politike.

Kur politika luan kokafshehtasi me ne
e na dërgon drejt brigjeve të mergimit
mos të çuditen pasardhësit tanë
kur të dëgjojnë për ne dhe vetasimilimin.

Ju pëlqen!

Udhëheqësia prej të ndershmes prostitutë
me bijtë e saj shitur për pozita
shesin mend ata që s’kanë fare tru
e veç i zënë me trup karrigat!

Autore, Miranda Dobraj

Lexo po ashtu:  "A mund ta përfytyrosh një gazetar që thotë sot on the record, ta zëmë, se zezakët janë primitivë e analfabetë?"
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!