Mjafton të mendojmë për kafenë, për ta bërë mendjen tonë më të shpejtë dhe më të vëmendshme. Një studim i ri shkencor zbulon se pija e çmuar ka gjithashtu një efekt psikologjik.

Studimi i kryer nga Universiteti i Torontos dhe i botuar në “Consciousness and Cognition”, theksoi një superfuqi të kafesë që deri më ka qenë e panjohur. Sipas ekspertëve, nuk kanë nevojë të pijmë filxhanin mitik për të shijuar përfitimet e saj, por mjafton të mendojmë për kafenë. Me sa duket ideja e pijes vepron në tru, duke na bërë më konkretë, më të saktë dhe më të shpejtë.

Studimi zbuloi fuqinë e asociimeve psikologjike dhe mënyrën në të cilën ideja që kemi për diçka (dhe përvoja që kemi patur prej saj) është në gjendje të na ndikojë më shumë sesa mendojmë.

Kafja (dhe kafeina) është rehabilituar prej disa kohësh, pasi shpesh demonizohet dhe akuzohet për dëmtime serioze të shëndetit. Në fakt, studime të shumta shkencore kanë demonstruar përfitimet e kësaj pije që është pjesë e jetës së përditshme të shumë njerëzve. Ka shumë arsye të mira (dhe të shëndetshme) për ta pirë atë. Para së gjithash është e pasur me antioksidantë, të dobishëm për mirëqenien e organizmit.

Kjo na ndihmon të ndihemi më pak të lodhur dhe të rritim nivelet e energjisë. Ajo gjithashtu ka një efekt energjik dhe stimulon funksione të ndryshme të trurit, duke përfshirë disponueshmërinë, vëmendjen, kujtesën, funksionet njohëse dhe kohën e reagimit.

Ajo rrit metabolizmin dhe na ndihmon të djegim yndyrën, duke stimuluar funksionimin e sistemit nervor. Jo më kot, shumë produkte dobësuese janë të bazuara në kafeinë. Kjo ul rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe parandalon sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Brenda një filxhani kafeje ne gjejmë një minierë me substanca të dobishme, nga vitamina B2, e cila përmirëson proceset metabolike, tek vitamina B3, themelore për sistemin nervor, deri në vitamin B5 dhe mangan, të dobishme për transformimin e ushqimit në energji.