Në një moment, u ndodha para djemve e vajzave.

Katijen nuk pranonim me dal me votu.

Ata nuk ishin të dëshpëruar sa e shihja unë, por që është edhe më keq, ishin indiferentë…dhe ishin në fazën kur e kishin ‘zbuluar’ atë llojin e dashnisë, që ka perenduar për ne.

Ata flisnin veç për dashni, që është mënyra më e bukur e robërimit të shpirtit.

ATA: Hajde zemra Kim, shkojmë e shohim filmin ‘Gemini Man’, mbasi që je edhe vetë Gemini, e hiqu hajnave.

UNË: Çonu more…Mosni more…Ngone ‘teten’…Qysh kështu…Ma bre..

Bam e bum, provo andej, provo këndej, nuk angllatisej asnjëri….

Kur e pashë se te gjenerata e re nuk po më ‘shiten…’, e t’çohna t’hypi ‘n’skenë’, ‘haki-shuki’ me zë t’nalt sikur kur tranohet njeri.

‘Po ju a po e shihni që e shkatërrun vendin. Ne për juve e kemi. Për ju po votojmë. Aman votoni.

Ju votoni për veten, se ne shkuam posht’, e hëngrëm ne këtë dynja, që veç vuajtje ish kanë për neve…

Ne sot për nesër, një këmbë n’dhé, nja mbi dhé.

Po ju a e dini çka kena hjek për këtë vend, kurrë pa u rahatu, jena rritë me zhig t’gjithçkahit, jena tutë, kena protestu…kena çka me kallzu kur t’vdesim…

Dilni votoni, ndryshoni diçka, se tash fëmijët e tyne kanë me ua shkatërru jetën juve…

Nga karakteri jam emocionale, aq shumë sa edhe gripi më bjen thjesht veç prej emocioneve, e një poezi e fortë më bjen si ‘damlla’, kështu që në ndihmë më vinin edhe ca lotë (se s’kam më lotë ‘rekë’ qysh kam pas dikur).

Kur deshta me vazhdu ‘strofën’ e fundit, një djalë me inteligjencë emotive, i erdh gjynah prej meje, e pa që s’e kam njet m’u ndal, e me zë të nalt ma preu:

Ok. Ok. Po votojmë pra, veç ndalu..

U ndala menjëherë./Kimete Berisha/ /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]