Në sallën ‘Libri Akademik’, do të organizohet tryeza e debatit “Kadare dhe letrat shqipe”, në 84-vjetorin e lindjes, të martën në ora 10:00, shkruan MekuliPress.

Veprimtaria është përgatitur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Me këtë rast, Akademia e Shkencave do të bëjë të njohur vendimin e Kryesisë së saj për ripropozimin e kandidaturës së shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në letërsi, drejtuar zyrtarisht Akademisë Mbretërore të Shkencave të Suedisë, bashkë me motivacionin.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!