Ka thënë Pushkini…

“Mos ki frikë nga fyerjet! Mos kërko pushtet! Ji indiferent ndaj lajkave dhe shpifjeve! Dhe mbi të gjitha, mos debato me një idiot!”

“Më mirë iluzionet që na lartësojnë sesa një mijë të vërteta”.

Ju pëlqen!

“Sa më pak ta duash një grua, aq më të lehtë e ke ta kënaqësh atë”.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Njerëzit janë si nëna e tyre e parë, Eva: nuk kënaqen me çfarë u është dhënë. Gjarpri gjithmonë do t’i joshë të afrohen në pemën e misterit. Ata duhet ta kenë patjetër frutën e ndaluar, ndryshe parajsa nuk do të jetë më e tillë”.

“Zot na ruaj që mos të jemi dëshmitarë të një revolte të egër ruse! Ata që planifikojnë trazira të tilla janë ose shumë të rinj dhe nuk i njohin njerëzit tanë ose shumë të pashpirt dhe nuk u intereson asgjë”.

“Nuk më pëlqen jeta moskovite. Në atë qytet nuk jeton ashtu siç do vetë të jetosh, por ashtu siç duan gratë e moshuara”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.