Analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, ka pretenduar gjatë një paraqitjeje televizive se “ka një koalicion për ta rrëzuar” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas tij, “ky koalicion fillon në Tiranë dhe mbaron në Beograd”.

“Rrymat opozitare për momentin nuk besoj që kanë fuqi sepse është çështje numrash. Por ka një koalicion të madh që fillon në Tiranë dhe mbaron në Beograd që ta heqin qafesh Albin Kurtin”, ka thënë Bushati në Euronews.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!