Prioritetet e Albin Kurtit dhe Edi Ramës ndryshojnë, e kjo u pa edhe në konferencën e përbashkët të dy kryeministrave. Kurti thotë se takimi i sotëm i të dyve ishte më shumë për “makroshengenin shqiptar”, e Rama pastaj tha se “s’ka makroshengen shqiptar, pa minishengen ballkanik”.

Albin Kurti ka folur për herë të parë nga Tiranë si kryeministër i Kosovës, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Kurti e ka nisur konferencën e tij, duke treguar se sa shumë e vlerëson ndihmën që Shqipëria ia ka dhënë Kosovës në luftë e pas saj.

Ju pëlqen!

“Me këtë rast, dua ta falëndëroj Republikën e Shqipërisë për ndihmën e pakursyer e të parezervë  për Kosovën. Kosova nuk do t ia dlite ballë Serbisë në luftë, pos as në paqe pa Shqipërinë.

Ndërsa tha se ai me homologun e tij nga Shqipëri do të avancojnë si dy kryeministra.

“Ky është takimi i parë, ka shumë tema që do t’i trajtojmë. Këtë temë (minishengenin) e kemi diskutuar, por pak”, ka thënë Kurti.

“Ky takim ishte më shumë për makroshengenin shqiptar, se sa minishengenin ballkanik”, është shprehur tutje Kurti.

Lexo po ashtu:  “Fuqizimi i Vasfijes filloi nga një zë i padëgjuar në aktiviste të fuqishme për kauzën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Jehona e të vërtetës së saj dridhi opinionin publik anë e mbanë botës dhe sot ajo triumfoi si deputete e Kuvendit të Kosovës"

Megjithatë kryeministri i Shqipërisë nuk u pajtua me prioritetet që i renditi Kurti. Rama tha se fillimisht duhet të flasin për minishengenin ballkanik.

“S’ka makroshengen shqiptar, pa minishengen ballkanik”, ia ka kthyer Rama.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!