“Bianconeri” e kanë zgjedhur sulmuesin e Manchester Cityt si pasardhës të sulmuesit argjentinas

Juventusi e ka zgjedhur tashmë futbollistin që do ta zëvendësojë Gonzalo Higuainin nga sezoni i ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Torino gjatë verës që vjen, shkruan portali italian “Calciomercato”.

Ju pëlqen!

Dhe, gjithnjë sipas këtij mediumi, kampioni aktual italian ia ka vënë syrin sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Braziliani mund të largohet nga City nëse kampionit anglez i konfirmohet dënimi prej dy vjetësh mospjesëmarrje në garat evropiane.

Përfaqësuesi brazilian i ka shënuar 10 gola në 24 ndeshje të Premierligës gjatë këtij sezoni.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.