Juventus kërkon një zëvendësues për Gonazalo Higuain. Argjentinasi do të largohet në fund të sezonit, ndërsa Milik dhe Icardi janë dy emrat që kryesojnë listën e “Zonjës së Vjetër”. Por ky është plani për të ardhmen e afërt. Kampioët italianë shohin akoma më larg dhe mendojnë për atë që do të jetë pasardhësi i Cristiano Ronaldo.

Former Real Madrid Player And Coach Ignites For Erling Haaland.img
Sipas mediave përtej Adriatikut, I përzgjedhuri është Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund kërkohet nga klubet më të mëdhenj të Europës, por të gjithë presin verën e vitit 2021 kur hyn në fuqi klauzola 70 milion euro që sulmuesi ka firmosur në kontratën me klubin gjerman.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!