Për Juventus është një fiksim prej disa vitesh, për De Ligt një objektiv për të arritur pasi i shkoi pranë me Ajax: trofeu i Champions League. “Të besosh është e rëndësishme – ka komentuar mbrojtësi hollandez -, cdo skuadër do të donte ta fitonte e nuk mund të thuhet se kush do tia dalë në fund. Ne e dimë që jemi të fortë e se kemi kualitetin për tia dalë, por duhet edhe pak fat. Ne do japim gjithcka”. Pas një fillimi të komplikuar tek Juventus, De Ligt ka treguar kualitetin e tij: “Jemi skuadra më e fortë në Itali, duam të fitojmë duke sulmuar”.

Ndryshimi nga Ajax tek Juventus ka qenë i dukshëm, ashtu si ai nga Eredivisie tek Serie A. Një lojë ndryshe që De Ligt iu desh ti përshtatej më shpejt se parashikohej për shkak të dëmtimit të rëndë të Chiellini: “Të nisje në një skuadër ofensive si Ajax ishte e vështirë: shpesh gjendesha një kundër një me sulmuesin. Në Itali preferojnë të kenë më shumë lojtarë kundër sulmuesve, është ndryshe por ajo eksperiencë më ndihmoi të bëhem mbrojtësi që jam sot – tregoi ai për Uefa.com -. Tani Juventus e teknika janë të rëndësishme. Me këtë trajner është e rëndësishme të nisim lojën nga pas, të avancojmë me kurajë, të tregojmë dëshirën për të luajtur topin. Për ta arritur duhet të kesh teknikë të mirë”.

Lexo po ashtu:  Ja kur fillon sezon i ri i Premier League

Objektivi është të fitojë Champions League me fanellën e Juventus: “Mendoj se cdo skuadër e ëndërron: janë të gjithë shumë të fortë, por askush nuk e di kush do ta fitojë. Ne do të impenjohemi në maksimum. E dimë se jemi të fortë, kemi kualitet e duhet ta tregojmë në ndeshje. Eshtë pjesa më e rëndësishme, por për të shkuar përpara të duhet edhe pak fat, kështu që nuk e di nëse do ta fitojmë. Por kualitetin e kemi, të shohim cdo ndodhë”.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!