Kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas me klubin italian skadon në vitin 2022Juventusi nuk ia ka ofruar ende Paulo Dybalas kontratën e re. Për këtë siguron portali italian “Calciomercato”. Kontrata aktuale e s ulmuesit argjentinas skadon në vitin 2022.

Mirëpo, negociatat për vazhdimin e saj kanë ngecur në javët e fundit. Drejtuesit e Juves megjithatë po planifikojnë të ulen dhe të bisedojnë me përfaqësuesit e Dybalas për të diskutuar për të ardhmen e lojtarit në fund të këtij muaji.

Dybala ishte pranë largimit nga Torino verën e kaluar, por atij iu dha rasti të qëndronte dhe shfaqi formë të shkëlqyeshme. Tash, konkurrenca në sulm në ekipin e Andrea Pirlos është rritur pas arritjes së Alvaro Moratas dhe Federico Chiesas.

Lexo po ashtu:  Verona njofton për lëndimin e Marash Kumbulla
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!