Juventus duhet ta rrëmbejë mbrojtësin e Barcelonës, Jean-Clair Todibo, thotë Mohamed Sissoko. Ish mesfushori i Zonjës së Vjetër gjithashtu ka këshilluar Juven që të shikojë pak edhe Victor Osimhen, Boubakary Soumare dhe Idrissa Doumbia, lojtar që sipas tij ia vlen të investohet. “Todibo? Kam lexuar që flitet për të, ai është lojtar i mirë dhe po bën punë të mirë në Schalke 04 dhe mund të adaptohet mirë te Juventusi”, tha Sissoko.

“Me të vërtetë më pëlqejnë Victor Osimhen i Lille, për mua ai djalosh është i fortë. Ai është sulmues për të cilin do të flitet shumë viteve të ardhshme”. “Në mesfushë mund të rekomandoj Boubakary Soumare dhe Idrissa Doumbia, të cilët po bëjnë punë të mirë te Sporting Lisbona”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!