Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka komentuar vendimin kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehur se refuzimi i dy shteteve ishte një gabim historik.

“Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtij mandati.  Por çështja këtë herë nuk ishte kjo, çështja ishte nëse ato ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të na lejuar që nisnin bisedimet.  Unë mendoj që ishte një gabim historik”, u shpreh Juncker.