asian man in bed suffering insomnia and sleep disorder thinking about his problem at night
 

Shumë prej nesh e kanë fiksim, ose dëshirë, që të mbyllin edhe mundësinë më të vogël të hyrjes së dritës në ambientin tonë të gjumit, përpara se të shkojmë në shtrat për të fjetur, në mbrëmje. Sipas një studimi të fundit, nuk bëhet fjalë për një fiksim, por për një zakon tepër të shëndetshëm, i cili favorizon mirëqenien tërësore të trupit dhe mendjes.

Edhe më mirë do ti bëjë trupit ky veprim nëse shoqërohet me modalitetin “off” të të gjitha aparateve elektronike që posedojmë, duke nisur nga smatrfonët, tabletat, laptopët, iPadët etj. Fikja e këtyre aparateve lejon që truri të kryejë në mënyrë normale të gjithë ciklin e fazave të gjumit, që janë të nevojshme të kryhen. Ky ritëm mundëson mbajtjen larg të sëmundjeve të zemrës, obezitetit, depresionit dhe disa tipave të tumorit.

Trupi ynë i përgjigjet dritës dhe errësirës sipas një rregulli preciz, dhe falë këtij rregulli jemi në gjendje të prodhojmë sasinë e nevojshme të hormoneve, të mbajmë një temperaturë të qëndrueshme të trupit dhe një metabolizëm korrekt.

Ju pëlqen!

Në ritmin e zemrës, një rol shumë të rëndësishëm luan edhe melatonina, hormoni i lidhur me dritën e diellit, i cili njëkohësisht kontribuon në uljen e rrezikut të tumorit të gjirit. Sipas studimeve të ndryshme, femrat të cilat punojnë gjatë natës, janë më shumë të ekspozuara ndaj rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të tilla, në krahasim me ato që flenë të qeta në errësirë të plotë.

“Këto të dhëna evidentojnë rëndësinë e gjumit, si një faktor tepër esencial për mirëqenien tonë, si dhe të ekspozimit të trupit ndaj errësirës gjatë natës”,- ka thënë Richard Stevens, kërkues në University of Connecticut

“Rëndësia e gjumit është e njohur në nivel global, në të gjitha praktikat dhe teoritë, edhe pse rëndësia e errësirës nuk është ende e njohur dhe vlerësuar siç duhet”,- ka shtuar ai.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.