Flamuri serb ishte vendosur sot nga persona të paidentifikuar në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, në afërsi të përmendores së dëshmorit të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi dhe është dëmtuar përmendorja.

Përmes një videoje në Facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, i cili edhe e ka larguar flamurin serb nga aty dhe ka vendosur flamurin shqiptar.

“Prej këtu njoftoj faktorin ndërkombëtar, ku pas pak ditësh është marrëveshja e Konçulit, le të jenë ata në dijeni se çdo ditë po provokohen shqiptarët edhe në pjesët më të ndjeshme, pra tek dëshmorët. Bëj apel që të përcillet ky mesazh”, tha Musliu.

Ju pëlqen!

Ai bëri apel që të merret seriozisht gjendja e shqiptarëve dhe provokimet që po u bëhen atyre atje.

Lexo po ashtu:  Për MekuliPress flet shkurt i ftuari nga Gjykata e Hagës, ish-pjestari i UÇK-së, Agim Kuqi: "Nuk i frikësohem, s’kam pse. Duhet të akuzohen serbët. Ata dogjën, shkatërruan, okupuan e dhunuan, vranë të vjetër e femijë."
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!