Më 4 dhjetor të ketij viti, Profesor dhe akademik Kristo Frashëri mbush njëqind vjetorin e lindjes. Para katër vitesh, më 2016, profesori u nda nga jeta dhe u përcoll me nderimet që i takonin në banesëen e fundit, duke lënë një boshllëk në jetën shkencore e kulturore që vështirë të mbyllet e të plotësohet.

Nga Xhelal Gjeçovi

Një vit para largimit nga jeta, nëe 2015, në 95-vjetorin e lindjes, Akademia e Shkencave botoi veprën e sapo përfunduar “Kujtimet e një historiani”, që u prit e u përcoll me interes të jashtëzakonshëm nga historianët, nga studiues e shkrimtarë, nga intelektualë të fushave të ndryshme dhe nga opinioni i gjërë. Dhe kjo është e kuptueshme, pasi bëhej fjalë për jetën e një historiani të madh, emri dhe vepra e të cilit i kish kaluar me kohë kufijtë e vendit; një historiani, me të cilin krenohej vendi, që njihet e nderohet edhe jashtë. Me veprat e profesorit janë përgatitur breza të tërë historianësh, mësuesë e studiues të historisë; me to, brezat e rinj në shkolla, kanë mësuar historinë e vendit, janë ushqyer e janë edukuar me patriotizëm, me dashurinë për vendin e për historinë; kurse opinioni i gjërë, brenda e jashtë, është njohur, herë pas here, përmes botimeve dhe referimeve shkencore, në simpoziume kombëtare e ndërkombëtare, me analizat e shkëlqyera, mbi zhvillimet në të kaluarën dhe në ditët tona.

Ju pëlqen!

Të gjitha këto e afirmuan shpejt profesorin, si një studiues me autoritet shkencor të padiskutueshëm, kurse punimet e tij i bënë të kërkuara e të lexuara si rrallë herë, nga një rreth i gjërë lexuesish, nga të gjitha shtresat dhe profesionet. Kujtimet, që ka gjasa të jenë vepra e fundit e botuar sa ishte gjallë, nuk qenë konceptuar thjesht si një biografi personale, siç jemi mësuar të shohim zakonisht në raste të tilla; megjithëse, në këtë rast, edhe ashtu do të kishin interes, kur ke parasysh personalitetin e autorit. Jo, kësaj here shihet një mënyrë e re e paraqitjes së çështjeve të trajtuara. Në to, veç jetës private, dhe ajo mjaft interesante, pasqyrohen dhe dy aspekte të jetës së profesorit, me vlera shoqërore, njëri më i rëndësishëm se tjetri; aktiviteti në vitet e luftës dhe ai shkencor pas çlirimit.

Në këtë mënyrë plotësohej figura e profesorit, dhe lexuesit i jepet mundësia që ta njohë atë në tërë pamjen e tij, në të gjitha planet, si qytetar i respektuar, si patriot e antifashist i orëve të para, e më në fund dhe si shkencëtar i përmasave të jashtëzakonshme. Në kujtime bëhej, në mënyrë të përmbledhur dhe një bilanc i punës më shumë se gjysmëshekullore në lëmin e studimeve historike; është bilanci i një shkencëtari të madh, unikal, për nga angazhimi e prodhimi shkencor, nga vëllimi i temave të trajtuara, nga të gjitha periudhat e historisë së Shqipërisë, nga lashtësia deri në ditët tona, por dhe nga cilësia, saktësia e objektiviteti i analizave dhe i përfundimeve që nxirren, për rrjedhojë dhe nga vlerat njohëse dhe edukuese që ato përmbajnë. Në këtë veshtrim, kujtimet e prof. Frashërit përbëjnë një vepër shumë dimensionale, me vlerë e rëndësi për historianët e përgjithesisht studiuesit e historisë së Shqipërisë, por dhe si model për krijuesit e fushave të tjera të dijes.

***

E përmbledhur në pak fjalë, jeta e Prof. Kristofrashërit është kjo:

Kristo Frashëri lindi në 4 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi. U riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë më 1927. Më 1940, pasi kreu shkollën e mesme, u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, në Universitetin e Firencës. Më 1942 u burgos dhe u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në radhët partizane. Në vitet 1945–1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar (Sektori i kreditit). Ndërkohë ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Institutin e Lartë Pedagogjik (1951–1955). Prej vitit 1953 punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, më 1955 në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, më 1957 në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të UT. Më 1966 u dërgua për pesë vjet për “riedukim” si mësues në shkollën e mesme të Përmetit, më 1971 u emërua përsëri punonjës shkencor në Institutin e Historisë, ku doli në pension (1990). Më 1997 u emërua zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më 1999 përsëri në pension. Ka marrë dy herë “Çmimin e Republikës” të kl. I (1961, 1984). Është dekoruar me Urdhrat “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”.

***

Por jeta dhe vepra e këtij Njeriu të madh, është më shumë se kaq.

Në këtë fillim të dhjetorit 2020, familja të afërmit dhe kolegët e miqtë e tij të shumtë do të përkujtojnë e nderojnë 100-vjetorin e lindjes së profesorit Kristo Frashëri, kësaj figure emblematike të historisë dhe e historiografisë shqiptare. Një jetë e gjatë, intensive dhe shumë interesante, një jetë e jetuar në mënyrë aktive, me punë, me përpjekje, e mbi të gjitha me dinjitet, si qytetar, si intelektual e si patriot, pa i bishtnuar e pa u larguar dhe në kohët më të vështira, nga rruga që zgjodhi e nga idealet që përqafoi qysh në moshë fare të re, nga idealet e lirisë, të pavarësisë e të demokracisë, që do të bëheshin qëllimi i jetës së tij.

I frymëzuar nga këto ideale, me pushtimin e vendit, si shumë moshatarë të tij, edhe ai ndërpret studimet universitare jashtë vendit dhe kthehet në atdhe; inkuadrohet në radhët e Lëvizjes Nacionalclirimtare, e në rreshtat partizane dhe jep kontributin e vet në luftë për çlirimin e atdheut. Edhe pas çlirimit, ai nuk heq dorë nga këto ideale, për të cilat dhanë jetën mijëra deshmorë, ndër ta dhe vëllai i tij. Ai ndoqi rrugën e dy profesorëve të vet, Eqrem Çabej dhe Skender Luarasi, të cilët mendonin se vendit dhe popullit mund t`i shërbehet pa u përzierë në strukturat politike të një regjimi që nuk të pëlqen, duke u angazhuar në fushën e shkencës, të artit e të kulturës, për të cilat ka nevojë vendi.

Në këtë mënyrë, profesori angazhohet në fushën e studimit të historisë së Shqipërisë, të cilës ia kushtoi gjithë jetën e vet. Në këtë rrugë, ai do të afirmohet e renditet me dinjitet në plejadën e njerëzve më të ditur të kohës, shkenctarëve të njohur, që me studimet fondamentale, në fushat përkatëse të historisë, të gjuhës e të kulturës së shqiptarëve kontribuan që pas çlirimit, vendi të shndërrohej në qendër e studimeve albanologjike, duke i dhënë fund monopolit të huajve në këto fusha.

Në harkun e nëntëdhjetë e gjashtë viteve të jetës së profesorit, përfshihen periudhat më të rëndësishme të Historisë së Re të Shqipërisë, që përfaqësojnë epoka më vete: Pavarësia, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, regjimi komunist dhe demokracia pluraliste. Secila prej tyre ka patur tiparet, vlerat dhe problematikat e veta, por të gjitha këto kanë patur fatin që të bëhen objekt studimi e trajtimi nga penda e artë e profesorit. Ai është ndoshta i vetmi historian që i ka njohur ato në detaje, që ka thënë me kompetencë fjalën për çdo problem, për çdo ngjarje e figurë të këtyre periudhave të rëndësishme, por dhe të ndërlikuara të historisë kombëtare.

***

Një vend të konsiderueshëm në punën shkencore të Profesor Kristo Frashërit e zë Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, njëra nga periudhat më të rëndësishme në historinë mijravjeçare të shqiptarëve, një periudhë me probleme e me zhvillime interesante, me aktorë e faktorë të ndryshëm, me forca e figura të shumta, me fizionomi e filozofi të ndryshme, që lëvizin gjithashtu në drejtime të ndryshme, për të arritur dhe synime të ndryshme. Të gjithë këta elementë, do të përplaseshin në “kazanin e historisë”, për të çuar në diferencimet e duhura dhe në rezultanten e duhur, që do të përputhej me ligjshmërinë objektive, me nevojat e me problemet që historia kishte shtruar për zgjidhje para popullit shqiptar. Me përfundimet që solli lufta, me çlirimin e atdheut dhe rivendojen e pavarësisë, do të mbyllej, në mënyrën më të mirë të mundëshme, një kapitull i rëndësishëm i historisë së Shqipërisë, kapitulli i luftrave të parreshtura për liri e pavarësi, duke i çelur kështu vendit një perspektivë të re, për zhvillim të qëndrueshëm e të pavarur.

Lidhjet e profesorit me luftën janë të shumanshme.Ai i përket brezit më të ri të luftës, që hallet e dertet e popullit i kishin pjekur para kohe; i përket brezit që mori në duart e veta kauzën e çlirimit nacional, të cilën e kishin braktisur ata që qenë vetëquajtur si “baballarë” të kombit. Në këtë rrugë, që ishte rruga e vetme e çlirimit dhe e shpëtimit të vendit, ai do të njihej e do të lidhej ngushtë, në një miqësi që kishte në themel idalet dhe preokupimet e përbashkëta, me Qemal Stafën, me Themo Vasin, me Mihal Durin etj. Në këtë proces ai do të njihej dhe me Enver Hoxhën, udhëheqësin e PKSH e të Luftës, me Haxhi Lleshin, komandantin e njerës prej çetave të para partizane, ku do të inkuadrohej fillimisht edhe ai, si partizan; me të tjera figura të luftës, si dhe me krerët nacionalistë si Abaz Kupi, Mitat Frashëri etj. Në kujtime të gjithë këta janë pasqyruar e potretizuar me dashuri, me respekt e me objektivitet, në vartësi të raporteve që ka patur me ta, por dhe të raporteve që ata kanë patur me luftën. Në to nuk ka ekzaltime, por as mëllefe e mallkime. Atij i intereson shpjegimi i gjërave, pasqyrimi i realitetit, siç ka qenë e jo siç do të dëshironte të ishte dhe kjo nuk bëhet e nuk arrihet me sharje, me sulme e me mllefe, të cilat, për fat të keq, sot përdoren me shumicë, por me analiza të qeta, objektive, pa paragjykime e politizime. Raportet me të vërteten, pasqyrimi i realitetit janë ndër gjërat më me vlerë, ndër preokupimet e mëdha e të përherëshme të profesorit, të pasqyruara në të gjithë krijimtarinë e tij, përfshi dhe botimin më të fundit me kujtime, të botuar pa u larguar ende nga jeta.

***

Për Luftën profesori ka dhënë vepra dhe ka bërë analiza që asksush nuk ka mundur t`i bëjë. Analizat e tij janë një burim mësimesh të mëdha për këtë periudhë, të cilat u shërbejnë lexuesve për të mësuar historinë e vërtetë të vendit; kurse studiuesve për të kuptuar e për të trajtuar luftën, në mënyrë të gjithanshme dhe objektive, e jo sipas konjukturave që levizin e ndryshohen vazhdimisht. Jo rastësisht në kujtime trajtohen dhe disa cështje të rëndësishme teorike, që kanë të bëjnë me filozofinë e historisë, me metodën e studimit, të kërkimit e të shkrimit të historisë, të cilat janë me shumë rëndësi për procesin krijues, për rezultatin e tij. Ato përbëjnë bazën dhe mënyrën e të kuptuarit dhe të shpjeguarit të historisë, çelësin e depërtimit në brendësi të fenomeneve të jetës shoqërore. Kësisoj, atokanë rëndësi të posacme sidomos për brezat e rinj të historianëve, që i futen rrugës së vështirë të shkencës e të kërkimit shkencor.

Natyrisht, në trajtimin e kësaj periudhe të ndërlikuar, autorin e ka ndihmuar, siç u tha, dhe fakti, që si pjesëmarrës në luftë, ai ka njohur drejtpërdrejt shumë ngjarje, aktivitete, fakte e personalitete të ngjyrave të ndryshme, komunistë, ballistë, zogistë dhe patriotë të pa angazhuar në asnjë parti apo rreshtim politik, pa folur pastaj për qytetarë dhe fshatarë të thjeshtë, tek të cilët ai është strehuar si ilegale e si partizan. Por, në këtë rast, në trajtesat mbi këtë ngjarje e ka ndihmuar padyshim dhe kujtesa fenomenale, e cila i ka dhënë mundësi që ngjarjet e përjetuara, edhe pas kaq vitesh t`i riprodhojë, me saktësinë e një mendjeje të kthjelltë e t`i përdorë si burime të besueshme, si dëshmitar ocular në dorë të parë.

Luftën Antifashiste Profesor Kristo Frashëri e vlerëson si një epope të lavdishme, por duke lënë mënjanë sentimentaliz mat dhe faktorët emotivë, aq sa lejonin rrethanat e kohës ai është përpjekur të jetë objektiv, të jetë i ndershëm, të jete i qetë dhe i drejtë, në gjykimin e ngjarjeve dhe figurave të luftës, të të gjithë krahëve, pa dallim e pa paragjykim.

***

Punimi i parë i profesorit mbi Luftën është një kapitull me titulli “Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore”, pjesë e vëllimit Historia e Shqipërisë,botuar në disa gjuhë të huaja në vitin 1964.Kjo rezulton të jetë dhe trajtesa e parë mbi këtë temë,mbi këtë ngarje,e hartuar nga një historian shqiptar dhe e botuar në Shqipëri. Ajo është shkruar në kushtet e një censure të rreptë politike dhe ideologjike. Eshtë shkruar në një kohë që arkivat qenë të mbyllura dhe burimi ivetëm dokumentar ishin fjalimet e Enver Hoxhës dhe aktet e Partisë Komuniste Shqiptare. Kur e lexon sot pas kaq kohe nga botimi, e shikon qartë,se edhe në ato kushte,ai është përpjekur ta trajtojë këtë ngjarje me përgjegjësi maksimale,me kurajo e me objektivitet,që rrallë kush mund ta kishte në atë kohë. Kështu, ndryshe nga versioni zyrtar që e cilësonte Ballin Kombëtar si një organizatë të krijuar në zyrat e Lugotenen-cës,profesori e trajton atë si një alternativë e organizuar nga nacionalistët shqiptarë për tju kundërvënë rritjes së prestigjit politik dhe forcës ushtarake të Frontit Nacionalclirimtar. Kurse për Mitat Frashërin, kryetarin e Ballit,të cilin propaganda zyrtare e cilësonte si një njeri me të kaluar të dyshimtë,madje që nga koha e xhonturqëve (1908), prof. Frashëri shkruan se ai ishte një njeri i kulturuar, i njohur deri atëherë si antizogist dhe antifashist. Më tej ai shpjegon se fillimisht Balli dhe krerët e tij nuk mendonin të viheshin në shërbim të okupatorit. Por ata nuk donin të acaronin marëdhëniet me qeveritë kuilinge,që të përfitonin prej tyre për të forcuar organizativisht dhe ushtarakisht organizatën e tyre. Nje politike e tillë, sigurisht e gabuar, do të krijonte iluzione, konfuzion e lëkundje në radhët e BK,që do ta conin gradualisht,sidomos me ardhjen e pushtuesëve gjermanë,në bashkëpunim te hapur me ta.Keto ishin gjykime realiste,por gjithësesi të guximëshme për kohën,po të kemi parasysh se pikërisht në atë vit,kur vepra u botua,do të niste procesi i revolucionarizimit të mëtejshëm të jetës së vendit,sic u quajt atëherë,që do të conte në një politizim të skajshëm të krijimtarisë intelektuale,e në këtë kuadër dhe të studimeve në fushën e historisë së Shqipërisë.Botimi u pritë me vlersime ne qarqet intelektuale,brenda e jashte,kurse regjimi e përcolli me heshtje,një heshtje që natyrisht fliste më shumë se cdo lloj prenoncimi dhe këtë profesori e kuptonte. Prandaj pas këtij botimi,deri sa të përmbysej sistemi,ai nuk do të shkruante më për këtë periudhë.

(Vijon)

Kristo Frasheri,nje figure madhore e

Historise,ne njeqintvjetorin e lindjes

-Vijon nnumri i kaluar-

Me vendosjen e rendit demokratik celet një pespektivë e re edhe në fushën e studimeve historike.Hapja e arkivave dhe e vendit,kontaktet me studjues nga e gjithë hapësira shqip -tare e nga vendet e tjera,e mbi të gjitha liria akademike,clirimi nga censura dhe autocen-sura, krijuan mundësi për trajtesa më objektive në fushën e historisë.Në rethanat e reja, sigurisht jo të lehta,jo pa probleme,por gjithësesi më të favorëshme, profesori i rikthehet Luftes,dashurisë së vjetër për te,por tashmë me një pervojë të madhe jete, pune e kërkimi shkencor.Ndërkohë vitet bënin punën e tyre, ecnin rrjedhshëm e natyrshëm,duke krijuar gradualisht dhe probleme në gjëndjen shëndetësore.Por ato nuk do të arrinin të ndalnin apo të ngadalsonin ritmet e punës se profesorit.E kundërta do të ndodhte.Në periudhën që përfshinë vitet 90-të e këtej,do të cfaqej si asnjëherë vullneti i pa epur për punë,që do të mahniste opinionin.Angazhimi e përkushtimi ndaj historisë së vendit do të konkretizo-heshin me botimin,njera pas tjetrës,të një sërë veprave të mëdha që trajtonin tema të më-dha,shumë interesante të pa rrahura më parë,nga të gjitha periudhat ,përfshi dhe Luftën, duke treguar se vetëm me punë sfidohet mosha,mposhten vitet dhe sëmundjet,ripërtëihen forcat dhe energjitë.

Vepra e parë mbi Luftën Nacionaclirimtare,pas përmbyjses së sistemit komunist, është një referat i përgatiur enkas dhe i referuar në një aktivitet të organizuar nga Partia Social Demokate e Shqipërisë,në vitin 1992.Tashmë sistemi komunist qe rrëzuar dhe rendi domo -kratik qe vendosur,për rrjedhojë ato që nuk kishte mundur t`i thoshte në punimin e vitit 1964,profesori kishte mundësi t`i thoshte tani,megjithë që presioni gati gjysëmshekullor i panegjerizmit komunist mbi luftën nuk ishte zbutur.Ndërkohë kishte shpërthyer revanshi ballist e zogist, që synonte të denigronte e të mohonte luftën,duke menduar se kishte ardhur momenti për revansh,për të larë hesapet me luftën dhe me ata që bënë luftën,duke mos kusyer as dëshmorët e atdheut.Ky revansh i papërmbajtur,gjoja antikomunist,në thelb antikombëtar,i inkurajuar e i mbështeur dhe nga shteti,kishte shkaktuar coroditje e stepje në qarqet intelektuale,madje dhe tek një pjesë e studjuesve, të vjetër e të rinj, të cilët për të mos marrë mbi vete zjarrin e forcave ekstremiste të djathta,hezitonin të prenoncoheshin mbi këtë ngjarje dhe ta vlersonin atë objektivisht.Pikërisht në rrethana të tilla të ndërlikua -ra,prof.Frashëri publikon punimin e tij historik do ta quaja,për nga rrethanat në të cilat u përgatit dhe për efektin që pati në opinionin publik.Pa mbaruar ende aktiviteti,sapo profe-sori përfundoi ligjëratën,Radio Tirana do të jepte lajmin sensacional “profesor Kristo Fra -shëri cpalos një vështrim të ri mbi historinë e Luftës Nacionalcirimtare”,në bazë të një komenti të përgatitur nga një gazetar i njohur i këtij institucioni..Kurse të nesërmen refera -ti u botua në dy numra (19 dhe 20 dhjetor 1992), në “Alternativa SD”,organ i Partisë Socialdemokrate të Shqipërise.Ishte ky një referat konciz,i qartë,i ekuilibruar e mbi të gjitha i argumentuar,në të cilin jepej një sintezë e zhvillimeve politike në vitet e okupacio-nit fashist e nazist; pozicionet, dhe qëndrimet e forcave politike dhe udheheqësve të tyre ndaj okupacionit dhe ndaj luftës.Në këtë kuadër, trajtohen dhe disa nga ngjarjet e mëdha të luftës si Peza,Labinoti,Përmeti; e krahas tyre dhe raportet në mes forcave politike dhe marëdhëniet me aleatët e me vendet fqinje në vitet e luftës etj.,cështje këto të cilat po diskutoheshin gjërësisht,mbarë e mbrapsht,në rrethet e historianëve dhe në opinioin publik Një vend të vecantë në ekspozenë e profesorit e zinin sidomos dy cështje, me të cilat po spekulohej shumë,me qëllim që të dengrohej lufta; cështja e luftës civile dhe Mukja,e trajtuar ne funksion te saj dhe e konsideruar nga disa historianë si shkak dhe moment i fillimit të luftës civile në vend.Në referat agurmentohet se lufta tek ne lindi e u zhvillua deri në fund si një luftë patriotike nacionalclirimtare,që synonte clirimin e atdheut dhe rivendosjen e pavarësisë e se lufta nuk ka lidhje me zhvillimet pas saj,me vendosjen e regjimit komunist,për ndryshe kjo do të duhej të ndodhte dhe në vendet e tjera,gjë që nuk u vertetua.

Në analizën që i bënë Mukjes,të cilën disa historianë po e përdornin për të hedhur baltë mbi luftën dhe për të justifikuar forcat që nuk iu bashkuan asaj,që bashkëpunuan me okupatorët nazifashisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore,Profesori është kritikë ndaj të dy palëve që nuk arritën të sheshojnë mosmarëveshjet dhe të binin dakort,pa kushte ekërkesa të parakohëshme,që të angazhonin së bashku forcat në luftë për clriimin e atdheut. Anu-limin e marëveshjes së arritur aty,nga Enver Hoxha,ai e cilëson si një akt jo në drejtimin e duhur. Por, në te njejten kohe,ai do të theksojë se edhe Balli kërkoi në Mukje gjëra që nuk i takonin dhe nuk mund t`i jepeshin,pasi ende nuk ishte hedhur ne lufte.Lufta sipas tij ishte zjarri i proves se forcave politike,e pa dyshim dhe i besimit qe duhej vendosur ne mes tyre.Balli kete prove nuk e kaloje dot.Ajo që i ndau përfundimisht dy forcat,konkludon profesori, është lufta.Balli nuk diti të perfitojë nga situata e krijuar për të rikuperuar daljen me vonesë në skenën politike të vendi,duke angazhuar forcat në luftë,së bashku ose vec nga Fronti,sic po bënin forcat nacionaliste dhe në vendet e tjera.Me ardhjen e pushtuesve gjermanë Balli do bëjë hapa prapa,do të bëjë gabimin fatal,qe do t`i kushtoje vendit por dhe vete kësaj organizate,duke hequr dorë edhe nga ato pak veprime të armatosura të ndërmarrë në periudhën e pushtmit italian dhe duke nisur bashkëpunimin intensiv,ne te gjitha planet,me gjermanët.

Në mbyllje të referatit,profesori formulon tre perfundime shumë të rëndësishme që përbë jnë bazën e kuptimit e të trajtimit objektiv të kësaj ngjarje.Së pari,Lufta, sipas profesorit ,pavarësisht baltës së hedhur ndaj saj, mbetet një ngjarje shumë e rëndësishme,që e cliroje vendin nga zgjedha nazifashiste,për rrjedhojë e shpëtoi dhe nga rreziku i shkombëtarizi-mit e pa dyshim dhe copetimit,ne se do të vazhdonte regjimi i okupacionit apo në se do të ndiqej rruga që ndoqën Balli dhe Legaliteti.Por,megjithë vlerat dhe shërbimet ndaj vendit, Lufta nënvizon profesori,nuk mund të vlersohet sic e percaktonte historiografa e periudhës se regjimit komunist si ngjarja më e ndritur e historisë së Shqipërisë.Ajo, konkludon profesori,ishte nje ngjarje e shkelqyer.Por gjithësesi,për nga rëndësia, ajo vjen në radhën e dytë, pas shpalljes së pavarësisë më1912.

Së dyti, Luftën Nacionalclirimtare nuk e bënë, nuk e zhvilluan vetëm komunistët,por së bashku me ta edhe patriotët e tjerë,të cilët në fakt përbënin shumicën e Frontit Nacional-clirimtar dhe të forcave të armatosura partizane.

Dhe së treti,përgjegjësinë për vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri nuk e kishte vetëm Partia Komunste Shqiptare,por dhe organizatat e ashtuquajtura nacionaliste si Balli Kombetar dhe Partia Levizja e Legalitetit, të cilat me qendrimin e pritmënise,mos anga-zhimit në luftë,të adoptuar në fillim dhe më pas me bashkëpunimin me ushtrine hitleriane ,i dhanë PK kapitalin e duhur për të marrë pushtetin në vend,pa e ndarë me asnjë force tjetër politike,pasi ajo udhëhoqi deri në fund luftën për clirimin e atdheut.

Në vitet që pasojnë,profesori do të vazhdojë të lëvrojë temën e luftës, krahas temave dhe periudhave të tjera,duke thelluar kështu më tej,në menyrë të gjithanëshme, analizën e ksëaj ngjarje.Për rrjedhojë,vepra të tjera të mëdha,të dalë nga penda e profesorit, do të shih -nin dritën e botimit,duke shtuar e pasuruar fondin e botimeve mbi Luftën.Të tilla janë veprat:“Historia e Lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe themelimi i PKSH,1878-1941” (2006),”Historia e Ballit Kombëtar”(2009),“Historia e qytetërimit shqiptar”(2012) etj., tema këto të trajtuara për herë të parë e,krahas tyre,dhe dhjetra referate e shkrime, ndër ta dhe referati i shkëlqyer i mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Aka-demia e Shkencave me rastin e 70 vjetorit të clirimit të Shqipërisë,e vetmja konferencë e këtij niveli mbi Luftën.Në referat, në mënyrë të sintetizuar e të përgjthësuar trajtohet e gjithë problematika e kësaj periudhe e,ne kete kuader, u jepet përgjigje pretendimeve të disa historianëve shqiptarë dhe të huaj se lufta e zhviluar në Shqipëri ishte luftë civile.Në referat argumentohet se lufta ishte një Luftë Patriotike, Nacional-clirimtare,për nga moti- vet,nga idetë e nga problemet që synonte të zgjidhë.Dhe problemi themelor që ajo zgjidhi ishte ai nacional,dëbimi pushtuesve,clirimi i atdheut dhe rivendosja e pavarësisë.Ne, thek-son profesori pranojmë arësyetimin e Sekretarit të Departamentt Amerikan të Shtett, Cor-dell Hull,që me 6 tetor 1944,” quante luftë civile vetëm përleshjen e armatosur që para-shihej se mund të ndodhë midis partizanëve dhe kundershtarëve të tyre zogistë, pas largi-mit të ushtrive hitleriane”.Në vazhdim të trajtimit të kësaj cështje,ai thekson edhe një herë se lufta nuk ka lidhje me regjimin komunist.Ngjarjet dhe periudhat historike, shpjegon profesori, nuk gjykohen me ato që ndodhin pas tyre,por në ballafaqim me te shkuarën, me epokat e mëparshme.Edhe lufta nuk mund të bëjë përjashtim nga ky rregull.Ajo duhet të gjykohet në ballafaqim me paraluften,me ndryshimin që ajo solli në statusin e Shqipërisë, e jo me rendin shoqëror që u vendos pas saj.Nga një ballafaqim i tillë do të shihet dhe ndryshimi që solli lufta,të cilin askush nuk mund ta mohojë,e në këtë kuadër dhe meritat e atyre që e udhëhoqën luftën,perfshi dhe Enver Hoxhën.”Orvatjet për të shkëputur Luftën Nacionalclirimtare nga udhëheqësit,thekson profesori,janë antihistorike,pavaresisht nga aresyet.Jezu Krishti në kohën e vet nuk e donte Jul Qezarin.Megjithatë ai porosiste besni-kët e vet,”jepini Qezarit atë që i takon Qezarit”,e perfundon profesori ekspozenë mbi këtë cështje.

***

Kujtimet e prof.Kristo Frashërit,ne teresi vepra shkencore e tij,ka një vlerë e rëndësi të madhe.Këtë vlerë e këtë rëndësi atij ja japin në radhë të parë problematika që permbajne ,problemet që trajtohen,disa prej të cilave u vunë në dukje dhe në këtë shkrim,e krahas tyre dhe momenti në të cilin ato i u dhane publikut.Ato janë shkruar nga penda e një historiani të madh,me pervojën e me kulturën,që shumëkush do ta dëshëronte; me një stil e gjuhë të thjesht,të pasur,të bukur. Kësisoj ato japin njohuri,por dhe kënaqësi estetike,të mesojnë por dhe të frymëzojnë për punë,për angazhim në fushën e historisë.Ato erdhen në kohen e momentin e duhur.Në konfuzionin që përhapin sot mbi luftën kryesisht pasar-dhësit e trashigimtarët e kolaboraionistëve të djeshëm,Kujtimet,ashtu si e tërë vepra shke- ncore e profesorit marrin një vlerë të posacme.Ato jane aktuale e koherente, janë një bazë e mirë që shqiptarët të mësojnë e të cmojnë historinë e vendit,përfshi dhe Luftën Antifashi -ste Nacionalclirimtare,njerën nga periudhat më heroike të saj.Kurse historianet ta studjo-jne e ta trajtojne ate me pergjegjesi maksimale, sic e meriton,pa u ndikuar nga politika e nga presioni i forcave qe kerkojnë të cvlersojnë luftën, gjakun e dëshmorëve,sakrificat e popullit,që u bënë në emër të lirisë e të pavarësise së atdheut.Eshte pikerisht kjo pasuri e trashigimi,qe profesori i la vendit,u la brezave,shkaku nderimit e mirenjoihjes qe i drejtohen sot,ne kete njeqintvjetor, e do t`i drejtohen dhe ne te ardhmen,ketij mendimtari patrioti e historiani te permasave te jashtezakoneshme.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.