Partia e Kadri Veselit po e akuzon Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit se e ka krijuar dhe frymëzuar organizatën “Syri i Popullit”. PDK’ja ka reaguar pas dënimeve që iu shqiptuan anëtarëve të “Syrit të Popullit”

Përmes një komunikate, PDK’ja ka thënë se VV’ja duhet të distancohet nga organizata “Syri i Popullit”.

“Partia Demokratike e Kosovës e dënon fuqishëm përfshirjen e Lëvizjes Vetëvndosje e cila me qëllime dashakeqëse krijoi, frymëzoi dhe shtyri këtë grup terrorist për të eliminuar kundërshtarët  politikë. PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist”, thuhet në komunikatë.

Ju pëlqen!

Tutje. PDK thotë se me dënimin e anëtarëve të “Syrit të Popullit”, të cilët i ka quajtur grup të terroristëve, institucionet e Kosovës janë dëshmuar profesionalizëm.

“Institucionet e Kosovës dëshmuan edhe njëherë fuqinë dhe profesionalizmin për të parandaluar, kapur dhe dënuar një grup të terroristëve të cilët kishin ndërmarrë një tentim vrasje dhe po planifikonin të vrisnin kundërshtarët politikë ku në listat e tyre të ekzekutimit figuronin udhëheqës shtetërorë, figura të partive politike dhe personalitete publike”, thekson komunikata./

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!