Jeni flatra n’supët e mi
Jam vetëm sy vetëm vesh
Vetëm rrudhë vetëm gjurmë vetëm hije
Rreze hane dielli ylli gace flake
Fjalë e thikës së tehshme sopatës së topitun
Limë për kosën për kmesën për drapnin
Rrajë për djalin për çikën për nipin
Zgur për gurrën që rrjedhë pikë-pikë lug për ujë krypë n’gjollë për delen lopen kalin
Zinxhir i lidhun n’gurin e kufinit n’dhambin e ujkut
Palcë n’synin e skyfterit thue kopitë thundër
Vulë në tri shkronja ari gjaku loti shprese
Ulërimë Çlirim Kosovë
Lëkurë që nuk zhveshet nuk rruhet nuk ndrrohet
Vdekje jam e lidhun rreth kresë rreth qafës
Me ba dasëm n’rritën e djalit e me qenë i lirë
n’fjalën që s’thyhet
Ju jeni fjala fryma flatra n’supet e mi
Fluturoni xhamadanit tim
E mos u ndalni

Çun Lajçi
Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.