Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla paralajmëron presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, pasi ky i fundit tha se po tentohet “t’i merret Kosova, porse Serbia nuk do të lejojë t’i merret asnjë copë tokë”.

Sveçla i tha atij se do të ketë ditë, javë e muaj të vështirë.

Ndërsa thekson se stabiliteti në territorin e Kosovës do të fuqizohet edhe më shumë.

Ju pëlqen!

“Sa i takon aspiratave shoveniste të Vuciqit në raport me Kosovë, unë mund t’i premtojë ditë të vështirë, javë të vështira, muaj të vështira për të. Sa i përket stabilitetit të Kosovës, ai stabilitet do të fuqizohet. Rendi dhe ligji veçse do të mbizotërojë atje edhe më shumë. Dhe shumë shpejt ne do t’i ofrojmë shanset që secili qytetar i asaj zone të jetojë i qetë”, tha Sveçla në Syri Tv.

Ndryshe, Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do të lejojë që t’i merret asnjë centimetër tokë.

Ai ka thënë se po tentohet “t’i merret Kosova, porse Serbia nuk do të lejojë t’i merret asnjë copë tokë”.

“Kur jemi në prag të nja kataklizime globale, duhet ta kuptojmë se uniteti i të gjithë serbëve është i rëndësishëm. Serbia po përballet me shumë sfida, ata sulmuan Kosovën dhe M. dhe thjesht duan ta përfundojnë atë që kanë filluar shumë kohë më parë. Mund t’u them vetëm një gjë: Ju doni të na merrni tokën edhe në gjerësi edhe në gjatësi, a ne nuk do t’ju japim asnjë centimetër”, ka deklaruar Vuçiq.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!