Sipas studimeve të realizuara së fundmi një nga përgjigjet më të nënvlerësuara dhe më pak të përdorura kur ndërkohë duhet të ishte fraza më  e përdorur në çfarë do lloj situate.

Kjo shprehje është e përshtatshme në pothuajse çdo rast dhe është një përgjigje më e mirë se shumica e gjërave që themi zakonisht. Më poshtë do të mund të lexoni 7 situata të zakonshme kur themi të gjitha llojet e gjërave, por që përkundrazi ajo çka duhet të themi është thjesht “Faleminderit”.

  1. Kur jeni duke marrë një kompliment

Në vend të justifikoheni me fraza të tilla si: “Oh kjo veshja është kaq e vjetër”, apo të tjera si këto provoni më mirë një ‘faleminderit’ të thjeshtë.

  1. Kur jeni me vonesë

Më mirë shprehni falënderim për ata që ju pritën se sa të gjeni arsye se përse u bëtë vonë në takim.

  1. Kur ngushëlloni dikë

Është më rezultative nëse falënderoni personin që po ngushëlloni që po ndan këto ndjenja me ju se sa të përpiqeni të gjeni fraza krahasuese me jetën tuaj apo me gjërat e mira që mund ta presin mikun tuaj në të ardhmen.

  1. Kur po merrni një feedback të dobishëm

Mos bëni pyetje shtesë apo të kërkoni të kundërshtoni personin që nuk po lëvdon punën tuaj, provoni më mirë ta falënderoni dhe të përmirësoheni. Nuk mund të reshni kurrë së mësuari sidoqoftë.

  1. Kur po merrni një kritikë të padrejtë

E njëjta situatë si në rastin e katërt do të ishte adapte edhe në këtë rast. Do të ishte më produktive të evitoni një debat që s’do t’iu çonte gjëkundi duke thënë thjesht ‘faleminderit”.

  1. Kur dikush ju jep këshilla të padëshiruara

Një rast i zakonshëm i kësaj situate mund t’iu ndodh në palestër, kur dikush bën vërejtje mbi teknikën e të bërit ushtrime. Në vend që të thoni çfarë do lloj fjale, një falënderim do të ishte i mjaftueshëm.

  1. Kur nuk jeni i sigurt nëse duhet të falënderoni dikë

Jini gjithmonë i sigurt që Faleminderit nuk është kurrë tepër, edhe nëse s’do të lini bakshish diku një Faleminderit do të zinte gjithmonë vend. (Quartz) Edel Strazimiri