Për herë të parë Johnny Depp nuk do të jetë protagonist i “Piratëve të Karaibeve”. Aktori, që portretizon kapitenin Jack Sparrow dhe që është kthyer në një simbol të sagës, është në mes të një procesi gjyqësor me ish-bashkëshorten Amber Hard, nga e cila është akuzuar për ushtrim dhune.

Depp ka pasur rolin e Jack Sparrow që prej vitit 2013. Ai u shfaq edhe në filmin e fundit “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales” (2017). Ndërkohë, sipas “Hollywood Report” do të jetë Margot Robbie personazh kryesor në filmin e ri të “Piratëve  të Karaibeve”. Mësohet se filmi i ri nuk do të jetë një “spin-off” i filmave të mëparshëm, por një histori origjinale me karaktere të reja. Megjithatë për momentin filmi është ende në fazat e hershme.

Lexo po ashtu:  Nëna e Rita Orës publikon fotografi të rralla të vajzave të saj si të vogla kur merrnin pjesë në shfaqje baleti
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!