Presidenti amerikan Joe Biden raportohet të ketë aprovuar shitjen e 735 milionë dollarëve armë me precizion të lartë për Izraelin. Lajmin e bën të ditur Washington Post, përcjell MekuliPress.com

Sipas gazetës, Kongresi u njoftua zyrtarisht për shitjen e propozuar në 5 maj, gati një javë para se të fillonte dhuna. Disa nga kolegët demokratë të Biden tashmë janë duke e kritikuar shitjen, sipas raportimeve.

Një demokrat në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës i tha gazetës se “lejimi i kësaj shitje të propozuar të bombave inteligjente të kalojë pa bërë presion mbi Izraelin për të rënë dakord për një armëpushim duke krijuar kushtet kështu për një masakër të mëtejshme”.

Lexo po ashtu:  Një asteroid pritet të fluturojë pranë Tokës një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!