Phoenix do të luajë në filmin e regjisorit Ridley Scott.

Ridlez Scott përfundoi xhirimet e “The Last Duel” të mëkurën, por ai ka gati një projekt tjetër me Joaquin Phoenix, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Phoenix dhe Scott kanë nënshkruar për Kitbag për “20th Century Fox”, ku Scott ka një marrëveshje të përgjithshme, sipas Deadline.

Ju pëlqen!

Phoenix do të portretizojë udhëheqësin ikonik ushtarak francez Napoleon Bonapartën, i cili pritet të fillojë xhirimet vitin e ardhshëm.

Projekti përshkruhet si, ‘një vështrim origjinal dhe personal i origjinës së Napoleonit dhe ngjitjes së tij të shpejtë, të pamëshirshme në perandor, parë përmes prizmit të marrëdhënies së tij problematike dhe shpesh të paqëndrueshme me gruan e tij dhe një dashuri të vërtetë, Josephine’.

Filmi do të shfaqë disa nga betejat më ikonike të Napoleonit dhe do të tregojë se si funksionon mendja e tij strategjike së bashku me taktikat e tij ambicioze dhe të paepura.

Scott do bëjë regjinë, ndërsa skenarin David Scarpa, i cili shkroi filmin e Scott 2017 në “All the money in the world”.

Scott gjithashtu do të prodhojë përmes Scott Free Productions, së bashku me Kevin Walsh.

Regjisori sapo përfundoi xhirimet në “Last Duel”, i cili kishte filluar xhirimet në shkurt por u vendos të ndërpritej për shkak të pandemisë.

Scott do të fillojë edhe xhirimet për “Gucci” në mars të vitit të ardhshëm në Itali, ku do të luajë edhe Lady Gaga, Robert De Niro, Al Pacino, Adam Driver dhe Jared Leto.

Roli i Phoenix vjen pasi fitoi “Oscar” për karakterin e Arthur Fleck në Joker.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.