Barcelona duket se është një nga skuadrat më aktive në merkato. Katalanasit kanë vënë në shënjestër prej kohësh Lautaro Martinez-in. Argjentinasi duket se do të largohet nga Interi pavarësisht se Beppe Marotta ka mohuar që lojtari të ketë kërkuar largimin. Ndryshon çështja për sa i takon Neymar-it. Lojtari ka dëshirë të largohet nga PSG dhe të ribashkohet me Messi-n dhe Suarez-in, por kosto e kartonit të tij mbetet një problem serioz për arkat e klubit spanjoll.

Sipas Dona Balon, presidenti i blaugranave e ka të qartë në mendjen e tij Barcelona-n e sezonit të ardhshëm. Në portë do të jetë Ter Stegen, në mbrojtje mbetet i paprekshëm Pique, ndërsa kërkohet një alternativë për francezin Lenglet. Mund të ketë një risi në krahun e djathtë. Sipas portalit spanjoll, katalanasit po intertesohen për Hector Bellerin dhe Cancelo. Ndërsa është i paprekshëm në krahun e majtë Jordi Alba. Në mesfushë gjithçka do të varet nga rezultati i negociatave me Juventus-in për Miralem Pjanic, ndërsa Busquets dhe De Jong do të mbeten pika fikse në formacionin e Setien. Në su lm, në krah të Messi-t, Bartomeu dëshiron të shikojë Lautaro-n dhe Neymar-in. Nëse kjo do të ndodhë, Barcelona do të kishte shumë pak rivalë në Spanjë dhe në Europë.