Bill Gates paralajmëroi Presidentin Donald Trump për rreziqet e një pandemie në dhjetor 2016, raportoi të hënën Wall Street Journal.

Por Gates nuk ka qenë i vetmi që e ka parashikuar këtë pandemi. Këta janë disa ekspertë që kanë parashikuar pandeminë dhe kanë thënë se bota nuk është e përgatitur për të.

Vaclav Smil, i cili paralajmëroi për kërcënimin e pashmangshëm të një pandemie tjetër në librin e tij të vitit 2008.

Ju pëlqen!

Eksperti i sëmundjes infektive Michael Osterholm gjithashtu ka paralajmëruar një pandemi globale për dekadën e kaluar.

Virolog dhe ekspert i gripit Robert G. Webster parashikoi një pandemi të ardhshme të gripit në një libër që ai publikoi në dhjetor.

Ekipi i Inteligjencës Amerikane ka paralajmëruar për mundësinë e një pandemie në vitet e fundit.

Jeremy Konyndyk, ish drejtori i Zyrës së USAID-it për Ndihmën e Fatkeqësive të Jashtme të SHBA-së nën administrimin e Obamës, ka thënë se një virus i ngjashëm me pandeminë e gripit të vitit 1918 do të shfaqet.

Dr Luciana Borio nga ish-ekipi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë (NSC), përgjegjëse për pandemitë ka paralajmëruar më parë për një kërcënim të gripit pandemik.

Lexo po ashtu:  E hidhur vjeshtë e këtij viti - Në memorje të demonstratave studentore në Prishtinë në vitin 1981

Më shumë se një dekadë më parë, zyrtarët e shëndetit publik në Massachusetts parashikuan se miliona njerëz mund të sëmuren nga një sëmundje e re e frymëmarrjes.

D.B – SCAN

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!