Thënie të Sokratit janë këtu enkas të sjellura nga MekuliPress, për lexuesit tanë të nderuar:

Duhet të hahet për të jetuar, jo të jetohet për të ngrënë.

Kush do të lëvizë botën, të lëvizë më parë vetveten.

Ju pëlqen!

Unë di një gjë, që s’di asgjë.

Se jam një njeri shumë i ndershëm për të jetuar dhe qenë politikan.

Këshilla ime për ty është të martohesh; nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse nuk do ta gjesh do të bëhesh një filozof.

Padija është zanafilla e të gjitha të këqiave.

Është më mirë të pësosh padrejtësi sesa të ushtrosh.

Kujtohu gjithnjë, se çdo gjë është kalimtare (e përkohëshme); atëherë nuk do të jesh tepër i gëzuar në lumturi dhe jo shumë i pikëlluar në fatkeqësi (vuajtje).

Kush beson, se është diçka, ka ndaluar, të bëhet diçka.

Ku s’ka me fjalosje, fillon dhuna.

Nuk është marre (kori), të mos dish asgjë, por, të mos duash të mësosh kurrgjë.

Jo sepse është e vështirë, nuk guxojmë, por sepse nuk guxojmë, është e vështirë.

Unë nuk mund ta mësoj askënd për asgjë; Unë vetëm mund t’i bëj të mendojnë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.