Në Ishujt Faroe janë të lumtur. Jo vetëm sepse deri tani, sipas të dhënave të OBSH, nuk ka të vdekur për shkak të koronavirus, por edhe sepse – tani është zyrtare – kampionati do të rinisë nga e shtuna e 9 majit dhe është i pari mes Federatave aderuese në Uefa. Me dy muaj vonesë por në kohë për të përfunduare një turne, atë të kryesor të vendit, me 10 skuadra që parashikon dorëzimin e titullit dhe dy skuadra të rrëzuara.

Protokolli është përcaktuar: në fushë nuk do të ketë pështyrje ose shfryrje hundësh, për të pirë gjithsecili do ta bëjë nga shishja personale. Të gjithë duhet të lajnë duart para e pas ndeshjes, ndërsa para fillimit të takimit do të disinfektohet edhe topi. Cdo klub duhet të vendosë në dispozicion dy dhoma zhveshje për secilën skuadër.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!