Disa njerëz do t’ju bëjnë që të besoni se duhen 10,000 orë për të mësuar një aftësi të re. Por jo domosdoshmërisht. Në TEDx Talk të tij, “20 orët e para”, autori dhe eksperti i biznesit Josh Kaufman goditi mitin se të mësuarit e aftësive të reja kërkon shumë kohë. Ai më vonë shkruajti një libër të tërë (me të njëjtin titull) për këtë. Aftësia, tha Kaufman, është me të vërtetë vetëm 20 orë larg krijimit! Kështu, nisur nga kjo, karantinimi në shtëpi ka krijuar një mundësi të artë për të krijuar disa aftësi të reja që do të impresionojnë këdo që do të takoni pas pandemisë. Më poshtë është një listë me disa aftësi që ju mund të përvetësoni këto kohë:

Mësoni të luani një këngë në një instrument muzikor.

Teoria muzikore është shumë komplekse, por një javë duhet të jetë kohë e mjaftueshme për të mësuar një këngë në ukulele ose harmonikë.

Ju pëlqen!

Mësoni të zgjidhni një kub të Rubikut

Njerëzit që zgjidhin kubet e Rubikut shumë shpejtë, ndonjëherë në më pak se 10 sekonda – ju tregojnë se nuk ka asgjë kaq të veçantë për enigmën. Thjesht duhet të njihni një grup algoritmesh, që pjesët orientuese të kubit të plotësohen një nga një. Kujtimi i rendit të atyre kthesave mund të bëhet çuditërisht shpejt. Një fillestar mund të zgjidhë lehtësisht një kub të Rubikut në më pak se dy minuta gjatë një jave.

Mësoni të gatuani

Gatimi për njerëzit e tjerë është aftësi primitive, kështu nuk ju kushton shumë të mësoni një pjatë të re të shkëlqyer, gati për çdo herë.

Mësoni bazat e kodimit

Punët që mbështeten në kodim vazhdojnë të jenë shumë të kërkuara. Ekzistojnë një numër kursesh falas në internet mbi bazat e kodifikimit. Për shembull, kompania Coursera ofron një klasë falas 22-orëshe çdo disa javë, dhe Udemy ofron disa nga kurset e veta që mund të filloni në çdo kohë. Edhe Google ofron seritë e veta në Python.

Mësoni të recitoni shifra të shumta të pi

Aftësitë mbresëlënëse nuk janë gjithmonë praktike. Ekspertët e kujtesës kujtojnë vargje të gjata fjalësh ose numrash duke “copëtuar” tufa të ndryshme së bashku. Për të mësuar raportin e perimetrit të një rrethi me diametrin e tij – një numër irracional infinit – kaloni çdo ditë duke memorizuar gjashtë ose shtatë numra pas dhjetëshes. Ndërsa ditët kalojnë, shtoni çdo grumbull të ri në vargun e përgjithshëm.

Mësoni të flisni bazat e një gjuhe të re

Njerëzit që flasin gjuhë të shumta quhen poliglot. Matthew Youlden dhe vëllai i tij Michael mund të flasin mbi një duzinë gjuhësh, duke i bërë ata “hiper poliglotë”. Ata mësuan të flisnin turqisht brenda një jave. Aplikacionet mund t’iu ndihmojnë në rrugëtimin tuaj për të mësuar një gjuhë të re. Aplikacioni gjuhësor Duolingo kohët e fundit pati një rritje prej 148% në regjistrime.

 

D.B
Burimi: Business Insider

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!