Gazetari dhe publicist Fatos Lubonja ka deklaruar në një intervistë për të përjavshmen greke “Dromos” se qeveria e Shqipërisë është një lloj shprehje e një narko-oligarkie që gëzon mbështetjen e SHBA.

Shqipëria po përjeton sot keqqeverisjen e radhës nga një elitë politike kulturore që historikisht i ka parë institucionet e shtetit si instrument për interesa private e që kësaj here ka instalur një sistem politik narko-oligarkik, paraadoksalisht me mbështetje perëndimore, veçanërisht amerikanecitohet ai.

Sipas Lubonjës, mënyra sesi po veprojnë sot perëndimorët zbardh në fakt se demokracia nuk është më axhendë e tyre dhe se kushdo që sillet si Edi Rama, do të mbështetet prej tyre.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!