Në intervistë për A-Show me gazetarin Adi Krasta, gazetarja kosovare, Jeta Xharra, ka komentuar edhe zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë më 14 shkurt, ku u shpreh e bindur se Vetëvendosje do të jetë fituese në këto zgjedhje.

‘Problemi kryesor është korrupsioni dhe jo sa i majtë apo sa i djathtë është Albin Kurti me Vjosa Osmanin

Është e dukshme që Lëvizja Vetëvendosje do të jetë në përpara me votat

Ju pëlqen!

Në shtator Kurtit i kalon afati 3-vjeçar dhe pastaj ndoshta do ta lënë të bëhet kryeministër.

Para një viti të gjithë deputetët që nuk janë certifikuar, kandiduan dhe u votuan.

Do të jetë vit i gjatë, deri sa të kemi një qeverisje që e voton populli kontrovers.

Ka pengesa të ndryshme që do ta komplikojnë rezultatin e zgjedhjeve, i cili është i qartë si do të jetë/

Populli ka votuar në fund të vitit 2019, nuk ka shumë kohë që e ka thënë fjalën e tij’-tha Xharra

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.